Aktualitet

Kalon me sukses ‘rrjetën’ e Vettingut në Polici, drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi

Dashi ka kryer deklarim të rregullt të pasurisë, ka aftësitë e duhura profesionale për të vijuar detyrën dhe është i pastër nga ana morale.
Featured image of article: Kalon me sukses ‘rrjetën’ e Vettingut në Polici, drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi Arben Dashi, drejtor i Krimeve ndaj personit dhe pasurise

TIRANË- Kalon me sukses filtrin e Vettingut në Polici, Arben Dashi, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka dalë në përfundimin se pas verifikimeve të bëra, Dashi ka kryer deklarim të rregullt të pasurisë, ka aftësitë e duhura profesionale për të vijuar detyrën dhe është i pastër nga ana morale.

Trupa e KJV-së e përbërë nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj ka vendosur konfirmimin në detyrë të Dashit. Vetë Dashi, tha gjatë seancës se është dakord me Komisionin dhe se gjatë gjithë karrierës së tij, ka punuar me integritet.

“Kam punuar që në vitin ’85. Kam punuar në vende si Laç, Krujë ku ashpërsia e krimit është e madhe. Detyrën e kam kryer me integritet. Kam qenë shef në disa komisariate dhe drejtor i disa qarqeve dhe në poste drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme. Kam pasur bashkëpunim me kolegët”, deklaroi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dashi është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, që prej vitit 1985 me një shkëputje 5-vjeçare.

Pak ditë më parë u konfirmua në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago. Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pak javë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun. Shehu u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment