Bota

Kalon edhe Brazilin/ India bëhet vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia, 90 mijë raste të reja në ditë

 Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në  4.204.613 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 71.642 viktima.
Featured image of article: Kalon edhe Brazilin/ India bëhet vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia, 90 mijë raste të reja në ditë Foto ilustruese

INDI– India ka kaluar edhe Brazilin sa i përket shifrave të të infektuarëve nga virusi. Tashmë renditet në vendin e dytë pas SHBA,  pasi ka regjistruar më shumë se 90.000 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në  4.204.613 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 71.642 viktima.

Kujtojmë se në fillim të  gushtit India u bë vendi i tretë në botë që i kaloi dy milion raste të konfirmuara. Në mars, vendi mori masa të rrepta bllokimi, por në qershor, edhe pse infektimet ditore ishin të larta, masat u lehtësuan për shkak të ekonomisë.

Pandemia dhe bllokimi shkaktuan ndërprerje masive të aktiviteteve ekonomike gjatë tre muajve, duke bërë që ekonomia e Indisë të tkurret me 23.9%, rënia më e madhe që nga 1996.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 27,296,207 dhe  kanë vdekur 887,596 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 19,379,478 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurëës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment