Bota

Kaloi në mbidozë/ Ylli i kinemasë indiane arrestohet për nxitjen të vetëvrasjes së të dashurit aktor

Dy aktorët, Chakraborty e Rajput nisën të shoqëroheshin bashkë prej verës së 2019, dhe banonin bashkë prej dhjetorit.
Featured image of article: Kaloi në mbidozë/ Ylli i kinemasë indiane arrestohet për nxitjen të vetëvrasjes së të dashurit aktor Sushant Singh Rajput dhe Rhea Chakraborty

INDI– Aktorja e Bollywoodit, Rhea Chakraborty është arrestuar pasi dyshohet se ka blerë drogë për ish të dashurin e saj, aktorin Sushant Singh Rajput, i cili u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Mumbai.

34-vjeçari u gjet i vdekur në qershor në apartamentin e tij dhe fillimisht ngjajrja u raportua si vetëvrasje. Por familja e Rajput kundërshtoi faktin që i riu vuante nga depresioni dhe akuzoi Chakraborty se i kishte marrë para të ndjerit. Nga ana e saj, aktorja ka mohuar me forcë akuzat e ngritura nga familjarët.

Chakraborty u arrestua të martën pasi akuzohet se i ka blerë drogërat ishit të saj, i cili ka kaluar në mbidozë, duke humbur edhe jetën. Dy aktorët, Chakraborty e Rajput nisën të shoqëroheshin bashkë prej verës së 2019, dhe banonin bashkë prej dhjetorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga DailyMail

(l.h./dosja.al)

Shto Koment