LIVE UPDATES
Aktualitet

I ati fitoi para nga firmat piramidale/ Ish-kandidati për kreun e BKH, Idajet Faskaj kalon Vettingun në Polici, rikonfirmohet

16 Tetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
I ati fitoi para nga firmat piramidale/ Ish-kandidati për kreun e BKH,

TIRANË– Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Idajet Faskajn, i cili mban funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Pas hetimeve të KJV-së, drejtori i Policisë i ka kaluar me sukses të gjitha shtyllat e Vettingut në Polici, duke u konsideruar i denjë për të vazhduar detyrën.

Pas kionfirmimit në detyrë, Faskaj ka falenderuar trupën gjykuese duke u shprehur dakord me të gjitha përfundimet. 

“U njoha me raportin dhe rezuktatin e hetimit. Falenderoj trupën e hetimit për punën e bërë. Duke kërkuar dhe hetuar deklarimet që kam bërë. Analizimin e përpiktë të këtyre të dhënave. Jam dakord me gjetjet dhe rezultatet e këtij hetimi administrativ. Qëndrim përfundimtar, jam dakort me gjithe hetimet dhe konstatimet,”– u shpreh vetë Faskaj.

Pasuria:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Avokati i Popullit dhe dhoma noteriale kanë dhënë shkresat e deklaratës së pagës së Faskajt. Ai ka sqaruar se pas blerjes se tokës ka nisur ndërtimi i banesës në emër të babait ku ka nisur edhe përpjekja për bashkëpronësi dhe përputhet me deklaratën e të ardhurave. Faskaj ka në pronësi 1/3 e shtëpisë 3 katëshe në Tiranë 511m katror në total. Ndërtuar privatisht në vite, kursime familjare, emigracion, shitje e farzhit në Lushnje. ASHK, ka konfirmuar bashkëpronësinë e subjektit Idajet Faskaj të vlerësimit me të atin. Shtëpia ka 3 kontrata të energjisë elektrike.

“Unë dhe vëllai jemi bërë bashkëpronar të truallit ku kemi ndërtuar. Babai në 2005 ka bërë kërkesën për legalizim. 3 mln lekë investime që kam deklaruar është deri në 2003 për një kat të mbyllur, ku banonim unë bashkëshortja, babai, nëna dhe vëllai”, ka thënë Faskaj.

Të ardhurat janë deklaruar nga bashkëshortja për punimet në banesë, të cilat kanë përfunduar në 2005. “Kati i parë është bërë me kontributin e secilit, pastaj secili ka bërë pjesën e vet, vëllai ende nuk e ka përfunduar.” F. Faskaj, vëllai ka paraqitur dokumentacionin justifikues. Bashkëshortja ka deklaruar 160 m2 banesë, me kontribut të saj dhe të bashkëshortit.

Mundësia për të kursyer justifikon edhe shlyerjen e mjetit me vlerë 14 mijë euro. Nga të ardhurat e bashkëshortes në 2017 janë deklaruar 1 mln e 500 mijë lekë. Përputhet deklarimi i subjektit me deklarimin e bankës. Alma Faskaj, bashkëpronare e sipërfaqes truall në Lushnje 8200 m2, pasi e kishte trashëgimi nga gjyshi i saj.

62 mijë 600m2 katror truall në Lushnje është e gjyshit të bashkëshortes së Faskajt. Ai ka paraqitur kopjet e lëshimit të trashëgimisë. Nga verifikimet, në emër të bashkëshortes së Faskaj nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme. Bashkëshortja ka deklaruar 1 mln e 300 mijë lekë në bankë. Deri më datë 06.04.2017 vlera e deklaruar në bankë e saj është 1 mln e 300 mijë lekë. Deklarimi është përputhur me përgjigjen e bankës.

Vëllai i Idajet Faskaj ka depozituar 500 mijë lekë në firmat piramidale. Në emër të babait janë regjistruar në 1993 dy apartamente në Lushnje dhe blerja e një mjeti, e ka justifikuar përmes të ardhurave nga puna private. Nga ’94 deri në ’99 në dokumentacionin për të ardhurat, ka rezultuar se mundësia për kursimin, të jetë rreth 1 mln e 800 mijë dhe kursimet e bashkëshortes, 1mln e 600 mijë lekë. Të ardhurat e deklaruara nga emigracioni për blerjen e truallit, nuk janë marrë parasysh nga trupi gjykues, pasi nuk ka dokumentacion justifikues.

Automjeti tip Fiat Uno, i vitit 1996 vlera e shitjes 50 mijë lekë. Të ardhurat nga paga justifikojnë vlerën e blerjes. Në 2005 blerje me vlerë 250 mijë lekë dhe shitje pas 2 vitesh po me të njëjtën vlerë, marka ‘Pegeut 306’ viti i prodhimit 1995. ILDKPI, është deklaruar me të ardhurat e bashkëshortes së Faskajt. Blerje Hunday, mjet me vlerë 14 mijë euro, me vlerë të siguruar nga një i afërm. Rezulton i regjistruar. Bashkëshortja ka deklaruar në 2010 blerjen e mjetit me huamarrje 5 vjeçare, dhe brenda vitit 2010 ka shlyer vlerën 7 mijë euro. Në deklaratën e vitit 2017 nuk ka deklaruar asnjë detyrim për mjetin në fjalë. Shtetasi A.F ka dhënë shumën e huamarrjes, i afërm i tij, i ka realizuar të ardhurat nga emigrimi në Greqi por edhe të ardhura nga aktiviteti i tij.

Pastërtia e figurës:

Konfirmohet se është i pajisur me certifikatë sigurie tepër sekret. Nuk disponohen të dhëna për procedime penale. Nuk ka qenë në ndjekje, spiunazh apo terrorizëm. Rezulton i padënuar ndonjëherë. Nuk është i regjistruar as ai as të afërmit e tij në veprimtari kriminale. SHISH nuk disponon të dhëna. Avokati i Popullit thotë se nuk ka pasur ankesa. Totali i pikëve në shërbimet e policisë që ka marrë Idajet Faskaj kanë qenë 28 pikë, maksimumin e vlerësimit. Cilësi të larta të etikës, i besueshëm dhe i përpiktë.

Udhëtimet e realizuara:

Nuk janë konstatuar shpenzime, udhëtime apo shoqërime të papërshtatshme.

Faskaj ka qenë një prej katër emrave atë cilët kandiduan për kryetar të BKH-së, ku në krye u vendos Aida Hajnaj. Pasi rezultoi i pastër sipas raportit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ai kaloi edhe makinën e së vërtetës.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor të vitit të shkuar me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. “Sitën” e Vettingut e kaloi kryepolici Ardi Veliu. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra. Dhe në dallim nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet idajet faskaj vettingu ne polici idajet faskaj vettingu ne polici

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Tetor 2020, 09:58

TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”.  Sipas Altin Ha...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni