Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo tregon se ku mund të jetë karantina: Po punohet në disa vende, ndoshta dhe në spital privat

Më tej mjeku shtoi se deri tani nuk ka një informacion zurtar, por nuk po mbahet asgjë sekret dhe sapo të aktizohen do bëhen publike.
Featured image of article: Mjeku Tritan Kalo tregon se ku mund të jetë karantina: Po punohet në disa vende, ndoshta dhe në spital privat Tritan Kalo, mjek

TIRANË-  Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka folur sot për vendin e mundshëm, i cili mund të kthehet në karantinë, duke shpjeguar se janë disa opsione por nuk është vendosr ende. I ftuar sot në emisionin “Real Story” në News 24 se janë disa struktura karantine që po bëhen gati në ambiente spitalore, duke përfshirë dhe spitalet private.

Më tej mjeku shtoi se deri tani nuk ka një informacion zurtar, por nuk po mbahet asgjë sekret dhe sapo të aktizohen do bëhen publike.

Karantina nuk bëhet për personat e sëmurë por ata që kanë pasur kontakte me të sëmurët. Pra për 14 ditë. I sëmuri izolohet. Masat po merren dhe nuk është një objekt i veçantë, janë disa objekte dhe janë shtetërore. Janë struktura spitalore por dhe jo spitalore por shtetërore në të cilat po punohet për të qenë të gatshme në një moment të caktuar. Po punohet si strukturë, si personel për trajnim dhe pajisje. Janë disa hallka. Këto struktura janë të mirëpërcaktuara dhe po bëhen ato hallka. Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, deklaroi Kalo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment