LIVE UPDATES
Aktualitet

Kallëzimi që la pa fjalë Policinë e Tiranë, qytetari ‘qan hallin’: Më lëviz krevati natën, s’fle dot!

16 Janar 2021, 19:17 Nga DOSJA
Kallëzimi që la pa fjalë Policinë e Tiranë, qytetari

Një 49-vjeçar ka lënë pa fjalë Policinë e Tiranës me kallëzimin e tij që në të vërtetë nuk ka zgjidhje. Burime policore të gazetës Si shpjegojnë se të vërtetë e morën shënim denoncimin e shtetasit A.T. po për shkak të mungesës ligjore nuk dinë si të veprojnë. A.T. vuan nga pagjumësia, shpesh ka probleme me tensionin dhe ky problem është kthyer në makth për të.

Sidoqoftë, burri dyshon se pas gjithë kësaj mund të gjendet dikush tjetër që ia vështirëson mbrëmjen qëllimisht. A.T. thotë në polici: “Gjatë natës në dhomën ku fle, ndiej lëvizje të krevatit. Nuk e kuptoj nga vijnë këto shqetësime. Paraqitem sot para policisë, pasi dua të bëj kallëzim si më poshtë. Shqetësimet e vazhdueshme më ndodhin në njërën nga dhomat. Krevati ka vibrime. “Policia thotë për gazetën Si se banesa e burrit nga verifikimet gjendet në katin e dytë të një pallati dhe se faktet që burri denoncon nuk ekzistojnë, pasi dyqani nuk kryen asnjë aktivitet pas orës 19:00. Nga ana e tij, 49-vjeçari këmbëngul se ndaj tij po aplikohet një metodë kriminale për ta lënë pa gjumë dhe për ta stresuar. Agjentët e pyesin kallëzuesin nëse ka dridhje krevati gjatë orëve të mëngjesit. Ai përgjigjet: jo.

Na e shpjego, këmbëngul policia, frekuencën kohore të dridhjes së krevatit? Burri e detajon: ndodh pikërisht në momentin kur mua më zë gjumi. Më zgjojnë me dridhje krevati. Ngrihem menjëherë dhe krevati nuk dridhet më. Sapo shtrihem për të fjetur, më zgjojnë përsëri me dridhje krevati. Kjo situatë e përnatëshme ndodh derisa zbardh dita.

Policia kërkon shpjegime se prej sa kohësh denoncuesi gjendet në këtë situatë. “Kam dy vite,”- thotë ai. Është një kërcënim i vazhdueshëm dhe i përditshëm. Është një metodë kriminale dhe presion që mua të më mbysë ankthi nga pagjumësia. Agjentët e pyesin shtetasin A.T. nëse ka dyshime se për çfarë mund të ndodh e gjitha kjo?

Ai përgjigjet: Unë jetoj në një pallat të vjetër. Personalisht nuk kam probleme me asnjë person. Më herët kam patur mos-marrëveshje me një firmë ndërtimi që kërkoi prishjen e pallatit dhe për rrjedhim kompesimin tim me metra katror. Në fillim nuk isha dakord, por së fundi rashë dakord. Pavarësisht kësaj, krevati vazhdon të vibrojë. Policia thotë jo zyrtarisht se e mbajti shënim denoncimin e 49 vjeçarit, pasi ai këmbnguli dhe ishte ankuar për mosveprim të agjentëve. “Mbasi kallëzimi u protokollua dhe për rrjedhim nisën verifikimet në terren, agjentët e kanë këshilluar shtetasin A.T. që t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, pasi nga kërkimet e policisë në “Google”, ai ka mundësi të vuajë nga tensioni, – shkruan në fund të veprimeve hetimore agjenti i policisë së Tiranës.

Por denoncuesi vazhdon të këmbëngul se krevati vibron nga rrethanat e jashtme, që është e pabesueshme se mund të ndodhë, ndaj dhe nuk ka vepër penale, mbyllet procesverbali i drejtorisë së Tiranës.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni