Politike

Kallëzimi në SPAK për Xhaçkën, Alibeaj:Tenderin 1.5 mln euro ia dhanë kompanisë maqedonase, s’ka asnjë eksperiencë në ofrimin e mallrave ushqimore

Alibeaj është shprehur se qeveria tenderin 1.5 mln euro ia dha kompanisë maqedonase që s’ka asnjë eksperiencë në ofrimin e mallrave ushqimore.
Featured image of article: Kallëzimi në SPAK për Xhaçkën, Alibeaj:Tenderin 1.5 mln euro ia dhanë kompanisë maqedonase, s’ka asnjë eksperiencë në ofrimin e mallrave ushqimore Enkelejd Alibeaj
Përditësuar:

Tiranë- Ditën e sotme Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për tenderin  e ushiqmit me vlerë 1.5 milionë euro.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar së fundmi se kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize. Ai është shprehur më tej se qeveria shqiptare ka zgjedhur për tenderin  një kompani që nuk është shqiptare, por nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk ka asnjë  eksperiencë në ofrimin e mallrave ushqimore.

“Jo vetëm ndaj ministres Xhaçka, ndaj gjithë mekanizmit dhe gjithë institucioneve që janë përfshirë në këtë proces. Kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize, ku është bërë imediate qëndrimi afër shtresave në nevojë. Këtu shkohet përtej ca shkeljeve ligjore rutinë që kjo qeveri ka bërë. Që në momentet e para kur kjo pandemi ra dhe në vend, një nga kërkesat e para të opozitës ishte që duhet të merrte masa të menjëhershme në kohën e duhur për të plotësuar minimumi nevojat e rezervës ushqimore për familjet në nevojë. Ndodhi që pas shumë ditësh, filloi një procedurë tenderimi me një shumë që është vërtetë e madhe për nevojat që sot vendi ka, 1.5 mln euro. Në Shqipëri ka rreth 32 mijë kompani që merren me furnizimin e mallrave ushqimorë. Shkojnë e zgjedhin një kompani që nuk është shqiptare por nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk kishte pasur asnjë lloj eksperience në ofrimin e mallrave ushqimore. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion”, deklaroi Alibeaj për News 24.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-deputeteti theksoi se do të ndjekë rrugët institucionale dhe se nuk mund të heshtë kur vidhen paratë e shqiptarëve. “E vërteta i shërben kujtdo. Nuk është çështje akuzash, qeveria duhet të tregojë kujdesin maksimal sidomos në një situatë të tillë krize. Në fund të fundit janë paratë e shqiptarëve që duhet t’i organizojnë sa më mirë. Nuk mund të heshtim kur vidhen paratë e shqiptarëve, buka e shqiptarëve. Ne ndjekim rrugët institucionale, deklarimet, konferenca, bërjen publike të fakteve, kallëzimin dhe pastaj shpresojmë dhe do të besojmë që ato mjete të shtetit të së drejtës do të veprojnë. Këtë lloj rruge do të ndjekim”, deklaroi Alibeaj.

Mbrëmë, PD bëri me dije se ka kallëzuar në SPAK, (prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”. Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila deri para disa ditësh kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Për çudi, një javë më parë, kompania ka shtuar edhe fushën e tregtimit të pijeve dhe ushqimeve, dhe më pas, ka fituar pa garë këtë tender, me vlerë 1.5 milionë euro. Një tjetër pikëpyetje për këtë tender është edhe fakti se në specifikat e tij, duhet që kompania fituese të kishte tre vite që merrej me tregtimin e ushqimeve, gjë që Eurovia nuk e ka. Asnjë reagim nga MM për çështjen, për të sqaruar opinionin publik se si janë verifikuar të dhënat e kompanisë Eurovia, dhe a ka infrastrukturë kjo kompani kompjuterash për tregtim ushqimi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment