Politike

“Kalkulim mjeshtëror anti Vetëvendosje”, Majko uron qeverinë e re të Kosovës, ka edhe një mesazh për Kurtin

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka uruar qeverinë e re të Kosovës, duke e quajtur produkt të një kalkulimi mjeshtëror anti Vetëvendosje.
Featured image of article: “Kalkulim mjeshtëror anti Vetëvendosje”, Majko uron qeverinë e re të Kosovës, ka edhe një mesazh për Kurtin Albin Kurti, Pandeli Majko dhe Avdullah Hoti

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka uruar qeverinë e re të Kosovës. Në një postim në Twitter, Majko shkruan, se qeveria e Hotit, është shansi i fundit që LDK të jetë poli i tretë në politikën zyrtare të Kosovës, ndërsa e quan produkt të një kalkulimi mjeshtëror anti-Vetëvendosje. Më tej ministri i ka uruar ish-kryeministrit Albin Kurti një shans të dytë, duke shtuar, se secili ka kohë të mjaftueshme për t’u bërë më i mirë për Kosovën.

Postimi në Twitter

Qeveria e re e Kosovës ka nevojë për urim! Urimi im është që të jetë e fortë dhe vendimet e saj të jenë të sajat! Për momentin, ajo është nënprodukt i dy poleve kryesore të politikës në Prishtinë. Në sallën e parlamentit, njëra nuk ishte dhe tjetra nuk e votoi këtë qeveri. Qeveria e re në Prishtinë është shansi i fundit që LDK të jetë poli i tretë në politikën zyrtare të Kosovës. Ajo është produkt i një kalkulimi mjeshtëror anti-Vetvendosje. I uroj sukses Kryeministrit Hoti! … Dhe Albinit, padyshim, i uroj një shans të dytë. Secili ka kohë të mjaftueshmë për tu bërë më i mirë për Kosovën e pastaj për titujt e politikës dhe administratës. Nesër, është një ditë e re!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe ka bojkotuar seancën.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment