Aktualitet

Beteja e Metës për të ndaluar prishjen e TK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e presidentit për kalimin e pronësisë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e presidentit Ilir Meta, për shqyrtimin e vendimit, për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Meta i është drejtuar dy herë Kushtetueses, për shfuqzimin e ligjit special për shembjen e godinës dhe për shqyrtimin e kalimit të pronësisë, të cilin presidenti e kondiseron të paligjshëm.
Featured image of article: Beteja e Metës për të ndaluar prishjen e TK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e presidentit për kalimin e pronësisë Shembja e Teatrit Kombëtar dhe Ilir Meta

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e presidentit Ilir Meta, në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Padinë Meta e depozitoi më 14 maj, 3 ditë përpara se Teatri Kombëtar të shembej.

Tashmë Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë nëse kalimi i pronësisë së godinës nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës është i ligjshëm apo jo. Vetë Meta në qëndrimin e tij, është shprehur se Teatri Kombëtar është pasuri kombëtare dhe ndryshimi i pronësisë ka qenë i paligjshëm.

Presidenti i është drejtuar dy herë Gjykatës Kushtetuese, për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Meta ka depozituar kërkesë për shfuqizimin e ligjit special për shembjen e godinës, ndërsa ka kërkuar edhe shqyrtimin për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk plotëson kuorumin e nevojshëm, vendimi për ankimimet e Metës, duhet të presë, derisa ky institucion të jetë funksional.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment