Politike

Polonia merr presidencën e Vishegradit, Meta merr pjesë në ceremoni: Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë për kalimin e presidencës së Vishegradit nga Çekia te Polonia. Meta bën me dije se ka falenderuar vendet e Vishegradit, për mbështetjen në proceset integruese të Shqipërisë.
Featured image of article: Polonia merr presidencën e Vishegradit, Meta merr pjesë në ceremoni: Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë Ilir Meta gjatë ceremonisë

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e kalimit formal të presidencës së Vishegradit nga Çekia te Polonia, e cila u zhvillua tek Bulevardi i Ri në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan, se vlerëson objektivat e presidencës polake, për një Vishegrad më të fortë në një Europë të fortë. Njëkohësisht Meta ka falenderuar 4 vendet e Vishegradit, për mbështetjen që kanë dhënë në proceset e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Metës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Ambasadorëve të vendeve të Vishegradit, për të marrë pjesë së bashku në ceremoninë e kalimit formal të Presidencës së Grupit V4, nga Çekia tek Polonia. Ekonomia dhe ndërlidhja, siguria dhe zhvillimi shoqëror janë prioritete strategjike në këtë periudhë sfidash që po kalojmë. Vlerësova prioritetet dhe objektivat ambicioze të Presidencës Polake për një V4 të fortë në një Europë të fortë, kthimin në normalitet, kontaktet ndërmjet popujve, si dhe qasjen për digjital V4 – e-V4. Mjaft të gjetura dhe domethënëse ishin vendi i takimit të sotëm, lokomotiva polake në “Bulevardin e Ri”, dhuratë e viteve ’50, si dhe motoja e Presidencës: “Back on Track” Train! Falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Grupit V4 në proceset e integrimit europian të rajonit tonë dhe shembullin e shkëlqyer të bashkëpunimit që përcjellin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shpreha bindjen se nën Presidencën Gjermane të Bashkimit Europian, me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, si dhe duke plotësuar pa humbur më kohë kushtet për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëjë hapa përpara dhe të sigurt në proceset integruese. 🇦🇱🇪🇺

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment