Politike

Kalimi i Naços me PS, Manjani zbulon ‘kulisat’: LSI e largoi vetë, fillimisht e caktuan kandidat në Durrës, pastaj e hoqën

VIDEO
Z. Manjani u shpreh se, Naço që në vitin 2013 po ashtu ka mbajtur detyrën e ministri të Drejtësisë në fakt është larguar nga strukturat e LSI pasi fillimisht ishte caktuar të ishte kandidat për deputet në Durrës.
Featured image of article: Kalimi i Naços me PS, Manjani zbulon ‘kulisat’: LSI e largoi vetë, fillimisht e caktuan kandidat në Durrës, pastaj e hoqën Ylli Manjani

TIRANË– Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë duke komentuar largimin e Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, e konsideroi këtë si një të drejtë zgjedhjeje.

Z. Manjani u shpreh se, Naço që në vitin 2013 po ashtu ka mbajtur detyrën e ministri të Drejtësisë në fakt është larguar nga strukturat e LSI pasi fillimisht ishte caktuar të ishte kandidat për deputet në Durrës.

“Secili ka të drejtën e zgjedhjes pa më të voglin diskutim dhe nga kjo pikëpamje nuk dua të diskutoj zgjedhjen e tij si një qasje personale politike. Di që LSI e kishte caktuar në Durrës për të qenë kandidat, koordinator.

Ai filloi të punonte në Durrës por në një çast të caktuar e larguan dhe nga Durrësi dhe kam idenë që LSI e ka larguar Nasip Naçon dhe mendoj se përderisa e ka larguar mendoj se nuk ka më detyrime luajaliteti në kuptim politik të fjalës ndaj LSI. Ai ka të drejtë të zgjedhë dhe LSI nuk ka të drejtë të komentojë zgjedhjen e tij pasi vetë LSI e ka bërë zgjedhjen e saj për ta larguar nga radhët e saj”, deklaroi z. Manjani.

Afrimi i Naços pranë PS-së është “zyrtarizuar” sot gjatë një aktivitet politik të ministri të Turizmit, Blendi Klosi. I kontaktuar nga Euronews Albania, Nasip Naço deklaroi se do të jetë pjesë e të majtës progresive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naço në vitet 2008 – 2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Më pas është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit nën siglën e LSI-së dhe në periudhën 2009 – 2011 ai ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitet 2011- 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ndërsa në vitin 2013 ai mori postin e ministrit të Drejtësisë.

Ndiqni intervistën e plotë:

Marrë nga Euronews

Shto Koment