Aktualitet

Kalçetot thyejnë karantinën! Mirëpresin të rinjtë në fushë edhe pas orës 20:00, loja vazhdon me brohorima

VIDEO
Të rinjtë, edhe pse ka kaluar orari që duhet të jenë jashtë, janë duke luajtur në kalçetot që janë ende të hapura. Të gjithë ata që ndodhen jashtë shtëpisë pas orës 20:00 rrezikojnë të gjobiten me 10 mijë lekë të reja, konkretisht të rinjtë që po luajnë në fushë.
Featured image of article: Kalçetot thyejnë karantinën! Mirëpresin të rinjtë në fushë edhe pas orës 20:00, loja vazhdon me brohorima Të rinjtë në kalçeto

TIRANË– Ora 20:00, kur të gjithë duhet të jenë në shtëpi për të respektuar fashën e izolimit të vënë nga autoritetet, nuk është njësoj për të gjithë. Dosja.al jus jell një video nga zona e njohur si ish-Fusha e Aviacionit, ku shihet se karantina nuk ekziston.

Të rinjtë, edhe pse ka kaluar orari që duhet të jenë jashtë, janë duke luajtur në kalçetot që janë ende të hapura. Të gjithë ata që ndodhen jashtë shtëpisë pas orës 20:00 rrezikojnë të gjobiten me 10 mijë lekë të reja, konkretisht të rinjtë që po luajnë në fushë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa biznesi që e ka ndëshkimin shumë herë më të lartë, sërish ka guximin që të mbajë dyert hapur dhe të mirëpresë të rinjtë në fushë. A janë të privilegjuar bizneset dhe qytetarët e kësaj zone?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment