Politike

Kajo Karafili organizoi Konferecën e Pezës? Veliaj bën gafën gjatë ceremonisë: Le të kujtojmë të gjithë këta patriot në këtë ditë feste

VIDEO
Teksa përmendte emrat, Veliaj u shpreh se ishte Kajo Karafili ai që organizoi këtë Konferencë.
Featured image of article: Kajo Karafili organizoi Konferecën e Pezës? Veliaj bën gafën gjatë ceremonisë: Le të kujtojmë të gjithë këta patriot në këtë ditë feste Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një gafë teksa fliste për Konferencën e Pezës. I pranishëm tek Parku i Liqenit, aty ku u mbajt edhe një ceremoni e organizuar nga Bashkia Tiranë, Veliaj mbajti fjalën dhe foli për organizatorët e Konferencës e Pezës.

Teksa përmendte emrat, Veliaj u shpreh se ishte Kajo Karafili ai që organizoi këtë Konferencë.

Dua t’ju uroj të gjithëve Gëzuar Festën e Pezës. Dua t’ju uroj të gjithëve ditën kur ne kujtojmë Kajo Karafili dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë organizim,”– tha Veliaj ndër të tjera.

Momenti në minutën 05:00

Por si është e vërteta?

Në një kërkim të thjeshtë në Wikipedia, vëmë re se Konferenca e Pezës në të vërtetë nuk është thirrur nga Kajo Karafili. “Mbledhja u mbajt në fshatin Pezë, pak kilometra larg nga Tirana, në të ashtuquajturën zona e Pezë-Helmësit. Në mbledhjen e 16 shtatorit 1942 morën pjesë disa përkrahës të Mit’hat Frashërit që përfaqësonin rrymën që më vonë krijoi Ballin Kombëtar, Abaz Kupi që vijonte porosinë e Mbretit Zog dhe britanikëve për luftë të përbashkët kundër pushtuesit, individë si Ndoc Çoba, etj. Mbledhja ishte planifikuar më 14 shtator, nisi me dy ditë vonesë në shtëpinë e Myslym Pezës. Emrat e të pranishëmve u thirrën nga Ymer Dishnica:

Abaz Kupi, përfaqësues i çetave nacionaliste.

Ndoc Çoba, përfaqësues i katolicizmit nacionalist.

Kamber Qafmolla, përfaqësues i xhandarmerisë, nacionalist.

Ramazan Jarani, përfaqësues i intelektualëve nacionalistë.

Halim Begeja, përfaqësues i rinisë nacionaliste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ismail Petrela, përfaqësues i rinisë nacionaliste.

Koço Tashko, përfaqësues i Partisë Komuniste.

Enver Hoxha, përfaqësues i PK.

Nako Spiru, përfaqësues i rinisë komuniste.

Baba Mustafa Xhani, përfaqësues i çetave bektashie.

Nexhmije Xhuglini, përfaqësuese e grave komuniste.

Ramadan Çitaku, përfaqësues i PK.

Myslim Peza, përfaqësues i çetave komuniste.

Muharrem Butka, përfaqësues i çetave komuniste të Korçës.

Mustafa Gjinishi, pa votë, sekretar i mbledhjes – komunist.

Mustafa Kaçaçi, dëgjues, komunist.”– shkruhet në Wikipedia dhe nuk shihet asgjëkundi emri i Karafilit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment