Aktualitet

Kajmaku vijon nga arratia të kërkojë zbutjen e masës së sigurisë, gjykata e rrëzon sërish

Kajmaku dhe herë të tjera, nëpërmjet avokatëve të tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por këto kërkesa janë rrëzuar nga gjykata.
Featured image of article: Kajmaku vijon nga arratia të kërkojë zbutjen e masës së sigurisë, gjykata e rrëzon sërish Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë Vorë

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve të Agim Kajmakut, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kreun e Bashkisë Vorë. Sipas informacioneve mësohet se gjyqtarja Shefkie Demiraj ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke u shprehur se Kajmaku po i fshihet drejtësisë dhe nuk mund të lehtëohet.

Kajmaku dhe herë të tjera, nëpërmjet avokatëve të tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por këto kërkesa janë rrëzuar nga gjykata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment