
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja për lirimin e ish-kreut të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Mësohet se prokurorja e cila kishte marrë në dorë dosjen e Kajmakut është Arta Marku.
Ka qenë pikërisht ish-kryeprokuroria ajo që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë kundër ish-kreut të Bashkisë Vorë. Marku ka kërkuar që Kajmaku të mos qëndrojë më në burg, pasi ai është i sëmurë dhe i rrezikohet shëndeti.
Kjo kërkesë e prokurorisë është aprovuar dhe nga gjykata e cila ka vendosur që të lë në detyrim paraqitje ish-numrin një të Bashkisë Vorë.
Agim Kajmaku ka fituar sërish lirinë. Gjykata e Apelit të Tiranës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, i cili u arrestua një ditë më parë. Prokuroria dhe Gjykata kanë qenë në një mendje dhe Agim Kajmaku nga sot do të jetë në detyrim paraqitje, pavarësisht se prej muajsh i është fshehur drejtësisë.
(A.B. Dosja.al)