Politike

“Kajmaku pasqyrë e Ramës”, Spiropali reagon ndaj Bashës: Para se të japësh mend provo pafajësinë tënde për pastrimin e parave

Spiropali ka deklaruar se Basha njëherë duhet të provojë pafajësinë e tij dhe më pas të japë mend.
Featured image of article: “Kajmaku pasqyrë e Ramës”, Spiropali reagon ndaj Bashës: Para se të japësh mend provo pafajësinë tënde për pastrimin e parave Elisa Spiropali, Agim Kajmaku dhe Lulzim Basha

Tiranë- Ministrja për Punët me Shtetin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj Lulzim Bashës pas deklaratës së tij të fundit për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut, kreu të bashkisë Vorë.

Spiropali shprehet ndaj Bashës se fillimisht duhet të provojë pafajësinë e tij për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe më pas të japë mend për PS-në.

Reagimi i plotë:

Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!

Kreu i PD-së Lulzim Basha për heqjen e mandatit të Kajmakut u shpreh se ai ishte pasqyrë e Ramës. Sipas tij vendi duhet të shkojë me patjetër në në zgjedhje të parakohshme.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, 5 anëtarët votuan unanimisht për heqjen e mandatit të Kajmakut.

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike arrin të largojë kryebashkiakun e dytë socialist në harkun kohor të 2 muajve. Agim Kajmakut, iu hoq sot mandati unanimisht nga KQZ, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestimit të vitit 2003 në Janinë. Kajmaku, ka 45 ditë kohë për të ankimuar vendimin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment