Rajoni

Kadri Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme

Veseli ka theksuar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme.
Featured image of article: Kadri Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme Kadri Veseli

Kosovë-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar së fundmi nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme, që pritet të formohet nga LDK-ja, AAK, Nisma dhe minoritetet.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Një ditë më parë u arrit edhe marrëveshjapër qeverinë në Kosovë. Ramush Haradinaj ka marrë 4 ministri, Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik. Ndërkohë, Besnik Tahiri do të propozohet për zëvendëskryeministër. Ndërkohë Hashim Thaçi i ka kërkuar Isa Mustafës emrin për kryeministër.  Isa Mustafa së fundmi ka deklaruar se Avdullah Hoti është emri që Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kanë zgjedhur për të qenë kandidat për kryeministër.
J.V/Dosja.al

Shto Koment