Politike

Kadilli: Jam më i zoti se Basha, kulmet e mia janë mbijetesa politike për 30 vjet në PD

Kadilli gjithashtu është shprehur se është më i zot se sa Basha dhe se mund ta mundë Ramën në zgjedhje.
Featured image of article: Kadilli: Jam më i zoti se Basha, kulmet e mia janë mbijetesa politike për 30 vjet në PD Fatbardh Kadilli

TIRANË- Kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka thënë se Basha nuk ka mundur që të bëjë një plan konkret për qeverisje dhe qytetarët por ka përmendur të njejtin plan që nga viti 2013.

“Ne nuk kemi prodhuar dot një ofertë serioze në këto 8 vjet e fundit, kemi ripërtypur të njëjtin program që kemi pasur në 2013-n, taksa 9 %, taksa 9 %, taksa 9 %. Domethënë sikur të dalë dikush të thotë 8 %, Lul Bashën e nxjerr nga loja dhe e bën të pavlerë nëse ne e kufizojmë tek një ofertë materiale, që Rama sot i jep 5 lekë dikujt në xhep duke i blerë votën dhe ne i themi do t’i marrësh këto 5 lekë në formën e rritjes së rrogës nesër-pasnesër, ne i kemi folur njeriut materialisht, njeriut biologjik, unë flas për njeriun politik. Në 91-in ne i folëm njeriut politik. Edhe atëherë ishte një njeri i izoluar, pa asnjë lloj informacioni”,tha Kadilli.

I ftuar në “Opinion”, Kadilli gjithashtu është shprehur se është më i zot se sa Basha dhe se mund ta mundë Ramën në zgjedhje.

“Jam më i zoti sepse kuptoj shumë më mirë, kam ndjeshmëri më të lartë për ato që janë kauzat e qytetari. Kam vërtetësinë më të madhe si person përballë Bashës, shumë më tepër të vërteta”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me mungesën e një posti të lartë në PD, Kadilli ka thënë se nuk është emëruar asnjëherë dhe se kulmi i tij në politikë është mbijetesa 30 vite në parti.

“Nuk më është dhënë ndonjë investim, nuk jam emëruar asnjëherë në politikë. Basha është një i emëruar në politikë. Të sjellin nga Kosova dhe të bëjnë ministër pas 6 muajsh, e ka marrë me ndonjë fitore? Kulmet e mia janë mbijetesa politike 30 vjet në këtë parti. Ky është kulmi,”-tha Kadilli.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment