Kulture

Kadare ‘shigjeton’ Handke nga Seuli: Kemi drekuar disa herë, por kaloi një kufi që letërsia s’duhet ta bëjë

  • Nuk arriti të merrte Nobelin, Kadare vlerësohet me çmimin “Pak Kyong” në Korenë e Jugut
  • Kadare gjatë një konference për shtyp në Seul, ka folur edhe për çmimin 'Nobel' të fituar nga austriaku Peter Handke, i cili është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin.
    Featured image of article: Kadare ‘shigjeton’ Handke nga Seuli: Kemi drekuar disa herë, por kaloi një kufi që letërsia s’duhet ta bëjë Ismail, Kadare

    KORE E JUGUT- Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i njohur ndryshe si kolosi i letrave ka fituar çmimin e letërsisë ‘Pak Kyong 2019’ në Korenë e Jugut.

    Kadare gjatë një konference për shtyp në Seul, ka folur edhe për çmimin ‘Nobel’ të fituar nga austriaku Peter Handke, i cili është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin.

    Shkrimtari u shpreh se bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga austriaku Handke.

    Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë’, u shpreh Kadare.

    Ndër të tjera Kadare ka theksuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes, duke theksuar se ‘ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje’.

    Pak ditë më parë shkrimtari Ismail Kadare ka fituar Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020. Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkurronin për këtë çmim.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment