Sport

Kabo i jep këshilla ‘thumbuese’ Dukës: Krijo muze të futbollit shqiptar në Gjenevë dhe mbylle me dinjitet

Nuk munguan as këshillat ‘thumbuese’ nga organizatori i evenimentit Përparim Kabo gjatë ceremonisë së posaçme kushtuar legjendes se futbollit shqiptar dhe te Partizanit, Panajot Pano, ku Kabo i sygjeroi Armand Dukës
Featured image of article: Kabo i jep këshilla ‘thumbuese’ Dukës: Krijo muze të futbollit shqiptar në Gjenevë dhe mbylle me dinjitet Ceremonia në nder të Panajot Panos
Përditësuar:

Gjatë ceremonisë së posaçme kushtuar legjendes se futbollit shqiptar dhe te Partizanit, Panajot Panos, ne rastin e 80 vjetorit te lindjes se tij(Lexo këtu) nuk munguan as këshillat ‘thumbuese’ nga organizatori i evenimentit Përparim Kabo

Ne kete event ishin te ftuar personalitete nga fusha e sportit, politikes, etj.

Ndersa, e komplimentoi per fitoren e tij si anetar i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, Kabo i beri nje keshille Dukes ku i kerkoi që në takimin e nesërm me mes qeverisë dhe FSHF të sygjerohej që emri i stadiumit “Arena Kombetare”, te marrë emrin e Panajot Panos.

Gjithashtu, Kabo i tha presidentit Duka qe në selise e UEFA-s ne Gjenevë, te krijonte muzeun e historise se futbollit shqiptar, ne menyre qe ta mbyllte ne menyre dinjitoze karrieren e tij te gjate ne drejtimin e FSHF-se.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duka dukej se u vendos në siklet nga fjalët e Kabos, ku e kaloi momentin me duartrokitje.

Vet presidenti i FSHF-se, Z. Armand Duka, foli me rrespekt për figurën e Panajot Panos.

Duhet të jemi të privilegjuar që jemi këtu. Gjithë Shqipëria do vinte po të ftohej. 7 marsi 1939 është ditë më fat për futbollin tonë. Ishte një talent që sot mijëra skautë nuk e gjejnë dot. Ai ishte talent dhe u rrit, duke u bërë futbollist i madh.

Armand Duka, presidenti i FSHF

B.N/dosja.al

Shto Koment