Politike

Kabineti i Presidentit thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak: Nuk transmetohet koronavirusi, fëmijët talasemikë kanë nevojë

Në një deklaratë për mediat nga qendra e dhurimit të gjakut në Laprakë, Blushi së bashku me mjekët kanë bërë me dije se koronavirusi nuk transmetohet nga gjaku dhe prandaj bëjnë thirrje që të gjithë të dhurojnë gjak.
Featured image of article: Kabineti i Presidentit thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak: Nuk transmetohet koronavirusi, fëmijët talasemikë kanë nevojë Mjeku dhe Tedi Blushi

TIRANË- Kabineti i presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryesuar nga zëdhënësi Tedi Blushi, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak për t’ju ardhur në ndihmë talasemikëve.

Në një deklaratë për mediat nga qendra e dhurimit të gjakut në Laprakë, Blushi së bashku me mjekët kanë bërë me dije se koronavirusi nuk transmetohet nga gjaku dhe prandaj bëjnë thirrje që të gjithë të dhurojnë gjak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fëmijët talasemikë kanë tani më shumë se kurrë nevojë për gjak, sidomos në këtë situatë kur janë ndërprerë për shkak të koronavirusit. Kabineti i presidentit ka dhuruar vullnetarisht gjak, dhe bëjmë me dije se nuk ka lidhje, nga ajo cfarë thonë edhe mjekët me koronavirusin. Koronavirusi nuk transmetohet përmes gjakut. Ka pacientë që kanë nevojë për gjak, të solidarizohemi”, u shpreh Blushi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment