Politike

Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga COVID-19/ Këshilltari Gashi tregon si e fitoi ‘betejën’ nga virusi: Ishte armik të pabarabartë, falë Zotit dhe vëllait ia dolëm

Lajmin e ka bërë me dije vetë ky i fundit, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale tregoi se bashkë me të ishte infektuar edhe familja e tij.
Featured image of article: Kabineti i presidentit Ilir Meta preket nga COVID-19/ Këshilltari Gashi tregon si e fitoi ‘betejën’ nga virusi: Ishte armik të pabarabartë, falë Zotit dhe vëllait ia dolëm Flamur Gashi

TIRANË– Rastet me koronavirus në vendin tonë po shtohen disa-ditës dhe nuk i ka shpatuar as kabineti i presidentit Ilir Meta. Nga pandemia është infektuar këshilltari i kreut të shtetit për çështjet ndërkombëtare, Flamur Gashi. Lajmin e ka bërë me dije vetë ky i fundit, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale tregoi se bashkë me të ishte infektuar edhe familja e tij.

“Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shumë se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shumë të pabesë,”– shprehet Gashi.

I infektuar disa muaj më parë ka qenë edhe vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së në Kosovë, i cili sipas Flamurit është kujdesur për të. Ndër të tjera në statusin e tij, këshilltari i Metës, dha edhe këshilla për të gjithë qytetarët e tjerë duke u kërkuar që të kujdesen për shëndetin e tyre pasi COVID-19 është i vërtetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur…Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja. Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj,”- shprehet Gashi më tej në postim.

Nuk dihet nëse në muajin e fundit, Gashi ka pasur kontakt me presidentin Meta, i cili së fundmi është shfaqur edhe në disa intervista telefizive. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion nga Presidenca lidhur me ndodhinë.

(k.m./dosja,al)

Shto Koment