Aktualitet

“Ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime”/ Mediet prestigjoze të huaja shkuajnë për vdekjen e Nexhmije Hoxhës

Mediet e huaja raportojnë lajmin për vdekjen e Nexhmije Hoxhës.
Featured image of article: “Ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime”/ Mediet prestigjoze të huaja shkuajnë për vdekjen e Nexhmije Hoxhës Nexhmije Hoxha

Tiranë- Lajmi për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruas së diktatorit Enver Hoxha është raportuar edhe në mediet e huaja.

“Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit të Shqipërisë, vdes në moshën 99-vjeçare”, ky është titulli i “The Guardian”.  Nga media prestigjoze shkruhet se Nexhmije Hoxha drejtoi propagandën e ish-diktatorit.”Gruaja e tij vdiq në shtëpinë e saj, e rrethuar nga libra dhe foto të burrit të saj, fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave që ajo kishte marrë me vete kur u dëbua nga vila e tyree epokës komuniste. Ajo drejtoi makinën e tij të propagandës, një institut të Marksizmit dhe Leninizmit dhe Frontin Demokratik – një organizatë ombrellë që shërbeu si një mjet i kontrollit të Partisë Komuniste.”, shkruan Thë Guardian.

“Vdes Nexhmije Hoxham gruaja e diktatorit shqiptar”, ky është titulli i “The Washingon Post”.Në 1991 ajo u burgos dhe në 1993 u dënua me 11 vjet burg për korrupsion dhe abuzim të parave publike. Ajo u la e lirë katër vjet më vonë pas një amnistie.”,shkruhet për të nga kjo medie.n

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për vdekjen e saj ka shkruar edhe France.24.”E veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime dhe dëbime gjatë regjimit”, shkruan “France 24”.

Një ditë më parë ndërroi jetë e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi u konfirmua nga një prej djemve të saj, Iliri.

J.V/Dosja.al

Një Koment në ““Ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime”/ Mediet prestigjoze të huaja shkuajnë për vdekjen e Nexhmije Hoxhës

  1. po mire qe shkruajn mediat e huaja,por pse nuk shkruajn ata per vuajtjen e popullit te Kosoves ne kohen e Rankoviqit,ne kohen e Titos,ne kohen e Millosheviqit ,ku te huajt financonin kampin e komandave te huaja e vendosur ne Malin e Zi per ti zhduk Shqipetaret .Edhe sot e kesaj dite ju bejne presion Shqiptarve pa te drejte dhe kan kapur rugen e Serbise kjo gje mund te behet vetem nga Fashistet dhe jo nga demokracija,dhe sot dalin dhe shkruajn per Nexhmije Hoxhen mbas 99 viteve ketu ka te drejte te shkruaj vetem populli i Shqiperise e jo Fashistet me dy ftyra nga jasht.

Shto Koment