Politike

“Ka qenë bashkëpunëtor me vrasës”, Berisha publikon mesazhin: Pjerin Ndreu mbrojti kriminelin

Sipas mesazhit të një qytetari, publikaur nga Berisha, Ndreu ka mbrojtur një kriminel që kishte vrarë dy persona.
Featured image of article: “Ka qenë bashkëpunëtor me vrasës”, Berisha publikon mesazhin: Pjerin Ndreu mbrojti kriminelin Sali Berisha dhe Pjerin Ndreu

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një mesazh të një qytetari, i cili shkruan se Pjerin Ndreu ka qenë  bashkëpunëtor me vrasës që në vitin 1991. Sipas mesazhit të një qytetari, publikaur nga Berisha, Ndreu ka mbrojtur një kriminel që kishte vrarë dy persona.

Po te pyesesh ne Mirdite sidomos ata qe kan punuar ne polici ky nuk meriton as patrues ne bashki pa le me kryetar”, shkruhet në mesazhin e qytetarit.

POSTIMI I PLOTË

Pjerin Ndreu denoncohet si bashkepuntor me vrasesit qe ne vitin 1991!

Lexoni akuzat e renda te qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktor Berisha,mora shkas te shkruaj ne lidhje me deklaraten e Pjerin Ndreut,ju lutem bejeni publike;ne vitin 1991 kur zoti Nreu ishte drejtues policie ne Mirdite ka mbrojtur nje kriminel qe kishte vrare dy persona te nje familje ne fshatin Domgjon,gati dy vjet,u desht nderhyrja e ministrit te brenshem qe te arrestohej krimineli qe hante dreka me zotin Pjerin Nreu,dhe shetiste lirshem sikur kishte vrare dy gjerman,ne po te pyesesh ne Mirdite sidomos ata qe kan punuar ne polici ky nuk meriton as patrues ne bashki pa le me kryetar,zoti e rujt kete popull nga skuadra kriminale e rilindjes,respekte pa fund zoti te bekoft ty dhe familjen tende!

Ps ish ministri i brendeshem i PS Igli Toska e perzuri Pjerinin nga ploicia me dyshime te forta per implikimin e tij ne nje vrasje.sb

Ditët e fundit Pjerin Ndreu është vënë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike. Kreu i Bashkisë Lezhë ka reaguar duke i mohuar të gjitha akuzat, por PD e ka quajtur mbrojtjen e tij si justifikim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment