LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ka probleme me depresionin’/ Bashkëshortja e Mhill Gegës tregon çfarë i rrëfeu i shoqi pas vrasjes: Erdhi në

23 Shkurt 2021, 12:52 Nga DOSJA
‘Ka probleme me depresionin’/ Bashkëshortja e Mhill Gegës

LEZHË– Bashkëshortja e Mhill Gegës, autorit të vrasjes së shokut të tij, Mark Gjetës ka treguar se i shoqi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ka dhënë një intervistë për ‘Panorama’ aty ku është shprehur se Gega dhe Gjeta kanë qënë kolegë pune e se janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye pune që ende nuk e dinë.

E shoqja e Gegës, i cila një ditë më parë tentoi vetëvrasjen në burg ka treguar se pak minuta pasi i shoqi përplasi me makinë Mark Gjetën ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë se ka bërë aksident. Ajo ka treguar se ka qënë ajo që ka lajmëruar policinë që më pas kanë bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj.

INTERVISTA:

Kur kanë lindur konfliktet mes burrit tuaj dhe Mark Gjetës?

Ata kanë punuar në ndërmarrjen e ujësjellësit bashkë dhe kanë qenë kolegë pune. Para tri vitesh janë konfliktuar gjatë punës për arsye që as ne nuk i kemi mësuar. Po atë ditë, pas orarit të punës burri im ka shkuar te shtëpia e të ndjerit për t’u marrë vesh dhe aty kanë bërë konflikt akoma më të madh, madje i është thyer edhe xhami i makinës. Është njoftuar Policia, kanë shkuar, kanë kryer veprimet dhe Mëhillin e kanë shoqëruar ku ka qëndruar për tri ditë i arrestuar në Polici dhe më pas është lënë i lirë.

Po pas kësaj ngjarjeje çfarë ndodhi?

Ne e bindëm Mëhillin që të linte punën për të shmangur konfliktet dhe ai u shkëput. Pas kësaj, dashamirës të të dyja familjeve ndërhynë bashkë me djalin e Mëhillit që erdhi nga Italia dhe kërkuan të rregulloheshin raportet mes tyre. Mëhilli u rikthye sërish në punë dhe fliste me viktimën. Por në vazhdimësi ankohej në shtëpi se Marku e provokonte dhe nuk ndjehej mirë. Përballë kësaj situate ai u sëmur dhe që të mos kishim konflikte të mëtejshme, ai e la punën, po bëhet 1 vit.

A kishte probleme shëndetësore burri juaj?

Në vitin 2019 shfaqi probleme të shëndetit mendor. E kemi vizituar në Tiranë dhe na thanë se ka probleme depresive dhe nisi të mjekohej. Dimrin e këtij viti sëmundja përparoi dhe Mëhilli kishte shumë momente gjatë ditës që nuk vetëkontrollohej, por asnjëherë i dhunshëm në familje ku jeton dhe nëna e tij në moshën 86-vjeçare. Mëhilli, djali i vetëm i kësaj nëne, fillon të ketë probleme shëndetësore dhe kërkuam që djali i madh të kthehet nga Italia për ta dërguar në Tiranë për kurim. Por gjendja e pandemisë vonoi kthimin e djalit, duke u përkeqësuar gjendja e tij, por asnjëherë i dhunshëm. Që kur kishte lënë punën nuk ka pasur asnjë kontakt me Mark Gjetën.

Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes?

Duke qëndruar pa u ushqyer e fjetur për 3 ditë me radhë për shkak të sëmundjes, arrin ditën e 17 shkurtit rreth orës 13:00 të marrë makinën për të bërë një furnizim ushqimor për familjen. U nis dhe brenda pak minutash është kthyer në shtëpi dhe më tha mua se kam bërë aksident. Më pas nuk ka qenë më i vetëdijshëm për të treguar ngjarjen. Kam qenë unë që kam njoftuar Policinë dhe kanë ardhur e kanë marrë te shtëpia.

A keni pasur kontakte me familjen e viktimës?

Të them të drejtën, jemi shumë të tronditur nga ajo çfarë ka ndodhur, pasi me ndërhyrjen e dashamirësve tanë dhe djalit që erdhi nga Italia, nuk kanë pasur më konflikte me njëri-tjetrin. Jemi të pikëlluar në zemër dhe po jetojmë fatkeqësinë e familjes Gjeta, e cila është një familje e nderuar.

Çfarë kërkoni?

Kërkoj që organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen dhe burri im të marrë dënimin që meriton. Por jam e bindur se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Duke qenë se që kur ka lënë punën s’kanë pasur asnjë konflikt mes tyre, unë mendoj se depresioni ka bërë që ai të humbasë kontrollin e vetes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mark gjeta mhill gega mark gjeta mhill gega

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Shkurt 2021, 11:15

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në amb...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni