Showbiz

‘Ka prishje Teatri dhe protesta, por myslimanëve u ndalohet falja’/ Edhe Armina në politikë? Blogerja Mevlani i ‘përvishet’ Ramës: Virusi është aktiv vetëm në fundjavë

Blogerja e njohur Armina Mevlani, shkruan se qeveria prish Teatrin dhe lejon protestat, por ndalon të gjithë besimtarët myslimanë që të falin namazin në shesh.
Featured image of article: ‘Ka prishje Teatri dhe protesta, por myslimanëve u ndalohet falja’/ Edhe Armina në politikë? Blogerja Mevlani i ‘përvishet’ Ramës: Virusi është aktiv vetëm në fundjavë Armina Mevlani dhe Edi Rama

TIRANË– Blogerja e njohur Armina Mevlani i është “përveshur” kryeministrit Edi Rama. Ajo ka shprehur hapur indinjatën e saj lidhur me shtetrrethimin që do t’i bëhet edhe këtë fundjavë qyteteve që konsiderohen si ‘zona të kuqe’.

Ajo shkruan se qeveria prish Teatrin dhe lejon protestat, por ndalon të gjithë besimtarët myslimanë që të falin namazin në shesh.

“Kjo fundjavë do të jetë pushim lockdown! Nuk lejohet qarkullimi, sepse virusi është aktiv vetëm të shtunën dhe të dielën. Sigurisht që ka prishje Teatri dhe protesta, por myslimanëve u ndalohet falja ditën e Bajramit në sheshit,”-shkruan Armina.

Postimi

Për këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama njoftoi sërish ‘shtetrrethim’ duke lënë të lirë qarkullimin deri në orën 21:00 dhe hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë. E diela, siç ka ndodhur që nga rastet e para të pandemisë do të jetë tërësisht e izoluar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Armina Mevlani është partnerja e djalit të ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Shkëlzenit. Berisha është paraardhësi i Ramës në detyrë dhe një nga politikanët më jetëgjatë në Shqipëri.

Kohët e fundit edhe djali i tij, në rrjetet e tij sociale, ka dhënë mendime lidhur me ngjarje të caktuara në vend. Mesa duket ishte çështje kohe edhe përfshirja e Mevlanit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment