BotaDikur

“Ka përmirësuar standardet e tij politike dhe ideologjike”, publikohen dokumentet e KGB për Putin

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS, ekspozita në Shën Petersburg i kushtohet personaliteteve të viteve 90 dhe arritjeve të tyre në politikë, ushtri, shkencë, kulturë dhe arte.
Featured image of article: “Ka përmirësuar standardet e tij politike dhe ideologjike”, publikohen dokumentet e KGB për Putin Dokumente të Putin

RUSI- Një profil i KGB për presidenti rus, Vladimir Putin u prezantua në një ekspozitë të dokumenteve të deklasifikuara sovjetike në Arkivin Qendror të Shtetit në Shën Petersburg. Profili me 6 paragrafë, i publikuar një ditë më parë dhe nga kanali rus I lajmeve 78, nxjerr në pah “autoritetin e merituar që Putin gëzon në mes të kolegëve të tjerë”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse TASS, ekspozita në Shën Petersburg i kushtohet personaliteteve të viteve 90 dhe arritjeve të tyre në politikë, ushtri, shkencë, kulturë dhe arte.

“Shoku Putin në mënyrë konstante ka përmirësuar standardet e tij politike dhe ideologjike. Ai është i angazhuar në mënyrë aktive në rrjetin e arsimimit partiak”, shkruhet në profil. “ Ai, gjithashtu, në mënyrë konstante ka përmirësuar dhe aftësitë e tij profesionale.

Në ekspozitë gjithashtu janë shfaqur dhe formularët e plotësuara nga presidenti Putin, i cili ishte në atë kohë dhe një anëtar i Bashkimit të të Rinjve të Ligës Komuniste.

Vladimir Putin u bë presidenti i Rusisë në vitin 2000, pasi kishte drejtuar më parë Shërbimin Sekret të Federatës Ruse, paraardhësja e KGB-së sovjetike. Ai shërbeu në agjencisë ruse të spiunazhit për 16 vjet nga 1974 në 1991, pasi u diplomua në shkollën e KGB në Moskë. Putin arriti deri në gradën ushtarake të lejtnan kolonel, përpara se të dorëhiqej në vitin 1991 për t’i hyrë rrugës së politikës.

Dokumentet e reja të publikuara nxjerri detaje të reja në dritë për të kaluarën e presidentit rus, pas zbulimit të kartës së tij të identifikimit në Shërbimin Shtetëror të Sigurisë që u publikua nga kanali gjerman “Bild”, vitin e kaluar.

(Marrë nga A2 CNN)

Shto Koment