Showbiz

“Ka përfituar, s’e ndalonte policia”/ Ngjashmëria me Shpëtim Saraçin, Pandeli Majko tregon ‘hilen’ e kompozitorit

Sipas Majkos, duke qenë se e ngatërronin me ministrin, nuk e ndalonin edhe pasi i jepte makinës me shpejtësi të palejueshme.
Featured image of article: “Ka përfituar, s’e ndalonte policia”/ Ngjashmëria me Shpëtim Saraçin, Pandeli Majko tregon ‘hilen’ e kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe Pandeli Majko

TIRANË– Ministri dhe kandidati për deputet në Tiranë, Pandeli Majko ka treguar një ‘hile’ të vogël që përdorte kompozitori Shpëtim Saraçi, si pasojë e ngjashmërisë fizike me të. I ftuar në “Klanifornia”, Majko tha se ka pirë kafe me Saraçin dhe se ky i fundit ka përfituar pasi nuk e ndalonte policia.

Sipas Majkos, duke qenë se e ngatërronin me ministrin, nuk e ndalonin edhe pasi i jepte makinës me shpejtësi të palejueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi ulur kemi pirë një kafe dhe Shpëtim Saraçi në fakt ishte shumë i lumtur sepse i jepte makinës me më shumë shpejtësi seç duhet dhe nuk e ndalonte policia. Nuk e ndalonte njëri. Ka përfituar financiarisht sepse nuk i ka marrë ato gjoba,”- tregon Majko me humor.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment