
VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka pranuar për herë të parë se lëvizjet në Kadastrën e Vlorës kanë ardhur si pasojë e presioneve nga grupet kriminale. Nga Korça ku mori pjesë në një inspektim në degën e qytetit, Lame tha se janë interesat e forta mbi bregdetin që kanë sjellë përplasjet ndërsa deklaroi se do të ketë sërish ndryshime në Kadastrën e Vlorës. “Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”. Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët”, shprehet Lame.
Por çfarë ka ndodhur në Kadastrën e Vlorës, institucionin që ka ndërruar 8 drejtorë brenda disa muajve? Cilët janë emrat e larguar?
Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci
Jurgen Pilkati
Andi Binaj
(F.g/dosja.al)