Politike

“Ka një konfrontim të brendshëm mes partive”/ Michael Gahler: Shqipëria e vonuar në çështjen e negociatave 

Në një intervistë që ka dhënë për 'Tempora',  Gahler ka thënë se ka një konfrontim të brendshëm mes partive në Shqipëri,  duke shtuar se këto të fundit duhet të kenë mes tyre një konsensus. 
Featured image of article: “Ka një konfrontim të brendshëm mes partive”/ Michael Gahler: Shqipëria e vonuar në çështjen e negociatave  Michael Gahler

TIRANË- Europarlamentari Michael Gahler, mbrëmjen e sotme ka thënë se Shqipëria është e vonuar në çështjen e negociatave.

Në një intervistë që ka dhënë për ‘Tempora’,  Gahler ka thënë se ka një konfrontim të brendshëm mes partive në Shqipëri,  duke shtuar se këto të fundit duhet të kenë mes tyre një konsensus. Po ashtu ai ka thwnw se me postimin e bërë disa ditë më parë i kujtoi qeverisë për punët që duhet të bëjë për integrimin europian të Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse shohim kalendarin jemi me vonese me negociatat, pasi duhet të kishin filluar qysh vitin e kaluar. Kemi situatë të vështirë dhe mund të humbasim kohë. Unë dua që Shqipëria dhe Maqedonia të jenë pjesë e BE-së, prandaj vendosja që t’i kujtoja qeverisë për punën që duhet të bëjnë për t’u futur në shina për integrimin. Nuk ishte për çështje fajësimi. Mendoj se ka disa gjëra që duhen marrë parasysh, sidomos për politikën e brendshme. Agjenda për negociata është e njëjtë. Duhet një konsensus për anëtarësim mes partive. Më vjen keq që ka një konfrontim të brendshëm mes partive. Mes kushteve të vëna, për mua një ndër pikat kyçe është reforma elektorale. Nuk mund të bëhet që të fitojë një parti me një variant.”- ka thënë ai. 

(a.k.dosja.al)

Shto Koment