Sport

Ka një gjë që nuk shkon me këtë botë, e tregojnë pagat e dy dështakëve të Realit

Kontrata e Bale skadon në vitin 2022, ndërsa ajo e James në qershorin e ardhshëm, gjë që e pakëson mundësinë e Realit për të fituar mirë nga transferimet e tyre
Featured image of article: Ka një gjë që nuk shkon me këtë botë, e tregojnë pagat e dy dështakëve të Realit Florentino Perez, presidenti i Real Madrid

Doni të dini dy arsye pse bota nuk po shkon në drejtimin e duhur? Kemi dy emra: Gareth Bale dhe James Rodriguez. Ata këtë sezon (madje prej vitesh) janë dështime në “Santiago Bernabeu” dhe zakonisht ngrohin stolin, por pagat e tyre janë marramendëse.

Uellsiani përfiton 29 mln euro në vit, kurse kolumbiani – deri vjet i huazuar te Bayern – 16.4 mln euro në vit. Asnjë nga të dy nuk konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Zinedine Zidane, por deri tani nuk janë shitur. Presidenti Florentino Perez është bindur së fundmi dhe do t’i largojë të dy në merkaton e verës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontrata e Bale skadon në vitin 2022, ndërsa ajo e James në qershorin e ardhshëm, gjë që e pakëson mundësinë e Realit për të fituar mirë nga transferimet e tyre.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment