
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka në dorë një video, përmbajtja e të cilës diskrediton një kryebashkiak në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Opinion”, teksa flisnin për videot e përmendura gjatë kësaj jave, dhe theksoi se po e analizon marterialin që ka në dorë.
Ishte gazetari Blendi Fevziu ai që e zbuloi këtë gjë, teksa lexoi një mesazh që i kishte ardhur në telefon.
“Më shkruan dikush, nuk më prezantohet por më thotë: thuaj Hoxhës të publikojë videon e kryebashkiakut. Ke video ti?”– tha Fevziu.
“Në fakt po pres videon erotike që u premtua. Kam në dorë një material që po e studio. Është video diskredituese për një kryebashkiak. Do e publikoj shumë shpjet,”- tha Hoxha, teksa pavarësisht ngacmimeve nuk dha detaje as për qytetin dhe as për emrin e personit në video.
(f.m/dosja.al)