
Përditësuar:
KUKESI – Skuadrës verilindore të Kukësit i shtohen radhët. Sulmuesi afrikan me pasaportë italiane, Godberg Kuper është i pari në kampin kuksian, që ka mposhtur koronavirusin. Prova më e fundit e tamponit të tij ka rezultuat negative dhe sulmuesi i është bashkuar grupit në stërvitje
“Godberg Kuper rikthehet me ekipin! Sulmuesi italian ka kaluar me sukses Covid-19 dhe në tamponin e kryer së fundmi ka rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, Kuper ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin pas periudhës së izolimit”, njofton klubi i Kukësit.
Te verilindorët janë të infektuar me Covid-19, aktualisht trajneri Skënder Gega që po kurohet në Turqi, mbrojtësi Hetemaj, si edhe zëdhënësi i shtypit, Erjon Allaraj.
B.T (Dosja.al)