Bota

“Ka mbështetjen time deri në fund”/ Erdogan: Azerbajxhani duhet të vazhdojë luftimet me Armeninë

Më herët, në një intervistë me Globe dhe Mail, kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se dalja e Turqisë nga Kaukazi Jugor do të ishte një kusht i domosdoshëm për paqen në Karabak.
Featured image of article: “Ka mbështetjen time deri në fund”/ Erdogan: Azerbajxhani duhet të vazhdojë luftimet me Armeninë Rexhep Taip Erdogan

TURQI– Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se Ajzerbajzhani duhet që të vazhdojë të luftojë me Armeninë deri sa të marrë tokat e tij.

 “Azerbajxhani ka çliruar tashmë një territor të gjerë. Shpresoj se do të vazhdojë luftimet derisa të gjitha tokat e tij në Karabak të lirohen,” tha Erdogan. Sipas mediave të huaja Erdogan tha më tej se Turqia do të vazhdojë ta mbështe Azerbajxhanin në të gjitha mënyrat e mundshme” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.

Më herët, në një intervistë me Globe dhe Mail, kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se dalja e Turqisë nga Kaukazi Jugor do të ishte një kusht i domosdoshëm për paqen në Karabak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një tjetër intervistë me Le Figaro, Pashinyan tha se Jerevani ka prova se ushtria turke po kontrollonte operacionet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak dhe sugjeroi që Ankaraja të dëbohej nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka nisur që prej 5 ditësh, për rajonin e Nagorni-Karabak, ku  deri tani janë shënuar 100 viktima. Të dyja vendet fajsojnë njëra-tjetrën për nxitje të konfliktit. Armenia ka akuzuar Turqinë që ka shkaktuar shpërthimin e një avioni armen ku ka vdekur piloti, por Turqia i ka mohuar këto akuza. Gjithashtu, Armenia ka thënë se nuk nuk ka nevojë për ndihmë të jashtme ushtarake.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment