Showbiz

Ka luajtur krah Angelina Jolie, aktori Simon Yam sulmohet me thikë (Momentet e frikshme)

Aktori Simon Yam është qëlluar me thikë nga një person. 64-vjeçari Yam, i cili ka luajtur në "The Cradle of Life" me Angelina Jolie, "Election", "Exiled" dhe shumë filma të tjerë.
Featured image of article: Ka luajtur krah Angelina Jolie, aktori Simon Yam sulmohet me thikë (Momentet e frikshme) Pamje nga momenti i sulmit

KINË– Një aktor nga Hong Kongu, i cili xhiruar edhe shumë filma amerikanë është shtruar me urgjencë në spital pasi është qëlluar me thikë nga një person.

Aktori Simon Yam – i cili u shfaq në filmin ‘Lara Croft: Tomb Raider’ ndodhej në sheshxhirim kur edhe ndodhi ngjarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai po fliste me turmën kur një burrë nxori një thikë nga xhepi dhe ia nguli atë Yam në bark. Agresori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, e ka qëlluar sërish atë, deri sa ndërhyri sigurimi.

64-vjeçari Yam, i cili ka luajtur në “The Cradle of Life” me Angelina Jolie, “Election”, “Exiled” dhe shumë filma të tjerë, ndodhet në spital ku edhe po mjekohet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment