Sport

Ka dështuar totalisht me talentet dhe merkaton, Barcelona heq nga puna 50% të skautëve

Nuk ka vetëm arsye sportive, por edhe ekonomike
Featured image of article: Ka dështuar totalisht me talentet dhe merkaton, Barcelona heq nga puna 50% të skautëve Foto ilustruese

Barcelona ka thuajse një dekadë, që nuk zbulon dot vetë asnjë talent. Klubi katalanas nuk ka një akademi të fortë, që kur u largua Pep Guardiola.

Kështu, drejtuesit kanë nisur një revolucion nga janari i shkuar në lidhje me stafin. Mediat katalanase zbulojnë se 50% e stafit të skautëve (zbuluesve të talenteve) është shkarkuar nga detyra. Numri i tyre mund të shkojë nga 40 persona në 10-15.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zbuluesit e talentëve vitet e fundit kanë patur kosto të mëdha, por rezultate të dobëta. Ata nuk e kanë justifikuar punën e tyre dhe për këtë Barcelona do shkurtojë stafin. Gjithsesi, është edhe një arsye tjetër. Barcelona ka probleme të dukshme ekonomike!

M.P. / Dosja.al

Shto Koment