Aktualitet

Ka 1373 të sëmurë aktivë me Covid-19, mbyllen tetë kopshte dhe katër çerdhe në Fier

Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 rate me Covid-19, mes tyre janë 3 infermierë të prekur me COVID, 2 mjekë, 1 prokuror, 1 gjykatës, ekonomistë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.
Featured image of article: Ka 1373 të sëmurë aktivë me Covid-19, mbyllen tetë kopshte dhe katër çerdhe në Fier Foto Ilustruese

FIER– Tetë kopshte dhe katër çerdhe janë mbyllur në Fier për shkka të numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 rate me Covid-19, mes tyre janë 3 infermierë të prekur me COVID, 2 mjekë, 1 prokuror, 1 gjykatës, ekonomistë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të infektuar janë edhe 19 pensionistë. Fieri ka 1373 të infektuar aktivë me Covid-19, dhe për këtë arsye kopshtet e çerdhet nuk do të jenë funksionalë. Ata do të dezinfektohen, stafi do të bëjë tamponët dhe vetëm pasi të ketë mbaruar i gjithë hetimi epidemiologjik, mund të kthehen në normalitet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment