Sport

Juventusi surprizon Europën, në kohë krize Dybala rinovon me rrogë të frikshme!

“Zonja e Vjetër” është gati t’i ofrojë deri në 12 mln euro bashkë me bonuse, duke e bërë kështu futbollistin e dytë më të paguar pas Ronaldos
Featured image of article: Juventusi surprizon Europën, në kohë krize Dybala rinovon me rrogë të frikshme! Dybala

Paulo Dybala mund të ishte transferua te Tottenham dhe gjithçka thuajse ishte gati, por futbollisti nuk pranoi në fund dhe u prish gjithçka…

Nga vera e vitit të shkuar shumë gjëra kanë ndryshuar dhe argjentinasi tashmë është gati të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2022. Sipas “Sportmediaset”, numri “10” do të rinovojë deri në 2025, por sigurisht me rritje rroge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“La Joya” fiton 7.3 mln euro në sezon dhe kërkesa është dyfishi, pra thuajse 15 mln euro. Por, “Zonja e Vjetër” është gati t’i ofrojë deri në 12 mln euro bashkë me bonuse, duke e bërë kështu futbollistin e dytë më të paguar pas Cristiano Ronaldos, që fiton 31 mln euro në sezon.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment