Sport

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, gati të vazhdojnë “luftën” ligjore me UEFA-n dhe ata që braktisën Superligën

Tre nga klubet organizatore të krijimit të Superligës së Europës, ndihen të dhunuara nga presioni që po ushtrohet ndaj tyre dhe janë të gatshme ta vazhdojnë betejën e tyre në dyert e gjykatave
Featured image of article: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, gati të vazhdojnë “luftën” ligjore me UEFA-n dhe ata që braktisën Superligën
Përditësuar:

SHBA – Juventus, Real Madrid dhe Barcelona e kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku e kanë dënuar “presionin, kërcënimet dhe shkeljet e papranueshme”, që disa klube i kanë bërë pas braktisjes së projektit të Superligës. Madje ato kanë lëshuar edhe deklaratë të përbashkët rreth situatës së krijuar.

Siç është raportuar nga “New York Times”, këto tre klube kanë refuzuar të heqin dorë nga projekti i Superligës dhe do të marrin masa ligjore kundër UEFA-s, por edhe nëntë klubeve që u tërhoqën: Milan, Inter, Manchester United, Manchester City , Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham dhe Atletico Madrid.

“Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA, më 7 maj në lidhje me Superligën dhe pozicionin e marrë nga nëntë prej klubeve të saj themeluese, Futbol Club Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madrid Club de Fútbol shprehin si vijon:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klubet themeluese kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë presione, kërcënime dhe shkelje të papranueshme të palëve të treta, për të braktisur projektin dhe për këtë arsye heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të siguruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme nën sundimin e ligjit dhe gjykatat kanë vendosur tashmë në favor të propozimit të Superligës, duke urdhëruar FIFA dhe UEFA që, direkt ose përmes organeve të tyre të lidhura, të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund të pengojë këtë iniciativë në çfarëdo mënyre, ndërsa procedurat gjyqësore janë në pritje”,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e lëshuar nga tri klubet “rebele”.

UEFA ka njoftuar dje, se 9 nga 12 klubet themeluese të shkëputura nga Superliga europiane janë gjobitur financiarisht dhe kolektivisht do të dhurojnë nga 15 milionë euro për futbollin e moshave, femrave dhe organizatat e bamirësisë, si dhe do të heqin dorë nga 5 % e të ardhurave që do të kishin marrë nga Superliga.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment