Sport

Juventusi ofron 3 talente për lojtarin shqiptar, thotë “lamtumirë” me një foto në Story

“Corriere dello Sport” raporton se marrëveshja ndërmjet dhe klubeve është arritur
Featured image of article: Juventusi ofron 3 talente për lojtarin shqiptar, thotë “lamtumirë” me një foto në Story Juventus Stadium

Destinacioni i ardhshëm i Xhakomo Vrionit duket se do të jetë Juventusi. Jo skuadra e parë, por ajo e 23-vjeçarëve bardhezi, të cilët aktualisht luajnë në Serinë C italiane.

Shqiptari do të largohet nga Cittadella, atje ku për fatin e tij të keq ka luajtur shumë pak. “Corriere dello Sport” raporton se marrëveshja ndërmjet “Zonjës së vjetër” me klubit të Vrionit, Sampdorias.

Fotoja Story

Shumë shpejt pritet zyrtarizimi i këtij operacioni. Drejtuesit e Juventusit kanë simpati për lojtarin shqiptar dhe do të japin tre talente në këmbim. Ata janë Matteo Stopa e Erik Gerbi (sulmues) dhe Nikolo Francofonte (mesfushor).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrioni sonte ka postuar një foto në Insta Story, ku falenderon skuadrën e tij aktuale dhe duket qartë se ky është një sinjal lamtumire.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment