Sport

Juventusi fluturon me golat e Ronaldos, ky njeri është jashtëtokësor!

Sulmuesi portugez i ka shënuar të dy golat e fitores së "Zonjës"
Featured image of article: Juventusi fluturon me golat e Ronaldos, ky njeri është jashtëtokësor! Cristiano Ronaldo

Nëse Cristiano Ronaldo është në formë, edhe Juventusi është në formë. Problemet me sinusitin kaluan dhe portugezi sot shënoi dy gola për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij kundër Parmës.

34-vjeçari shënoi golin e parë në minutën e 43′, pasi dribloi dy kundërshtarë dhe gjuajti fort me të djathtën. Për fatin e tij të mirë, sfera u shmang nga Darmian.

Kështu u mbyll pjesa e parë. Aktiviteti i aksioneve u shtua në të dytën, sidomos kur Cornelius barazoi për Parmën në të 53′ me kokë. Fatmirësisht, Juventusi ka Ronaldon dhe ky i fundit shënoi sërish dy minuta më vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dybala i dha një pasim të mirë brenda zonës dhe CR7 provoi me të djathtën, duke ndihmuar “Zonjën e Vjetër” të kapë kreun me 51 pikë, 4 pikë më shumë se mëtuesit më të afërt të titullit, Interi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment