Sport

Juventusi dhe United vihen në garë për yllin e Serie A

Lojtari i përzgjedhur nga trajneri Solskjaer është ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa
Featured image of article: Juventusi dhe United vihen në garë për yllin e Serie A Foto ilustruse

Manchester United synon që sezoni i ardhshëm të jetë më i miri i viteve të fundit dhe të jetë rival serioz për titullin kampion, që tashmë mungon prej vitesh në “Old Trafford”.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë bërë planet e para për formimin e një skuadre të denjë, me merkato të fuqishme në merkaton e verës, shkruan “Daily Mail”. Lojtari i përzgjedhur nga trajneri Solskjaer është ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai pritet të largohet në fund të sezonit nga Firenze dhe United do të bëjë gati 75 milionë euro për të bërë të mundur transferimin e tij. Gara do të jetë e fortë për të, sepse Chiesa kërkohet edhe nga Juventusi.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment