
Përditësuar:
KOREJA E JUGUT – 162 tifozë nga Koreja e Jugut, kanë fituar një çështje gjyqësore ndaj Juventusit, pasi kishin akuzuar se qëndrimi i Kristiano Ronaldos në pankinë dhe aktivizimi i tij gjatë ndeshjeve miqësore të Juventusit në Seul në prag të sezonit të ri, u kishte shkaktuar atyre “shqetësim në gjendjen emocionale.”
Si rrjedhojë skuadra italiane e Juventusit është detyruar që t’i kompensojë atyre gjysmën e çmimit të biletës që kishin paguar dhe një dëmshpërblim prej 50.000 dollarësh.
B.T (Dosja.al)