Sport

Juventus, tifozët zënë rreth 15% të të ardhurave operative, ja sa miliona humbasin bardhezinjtë në ndeshjet pa tifozë

Financat duken shqetësuese kur sheh se 2 deri në 4 milionë euro Juventusi i humbet kur luan në shtëpi pa praninë e tifozëve
Featured image of article: Juventus, tifozët zënë rreth 15% të të ardhurave operative, ja sa miliona humbasin bardhezinjtë në ndeshjet pa tifozë Tifozët e Juventusit

TORINO-Deri më tani futbolli në botë po vuan krizën post-Covid. Shumë skuadra po kërkojnë të rimëkëmben, merkato me pikatore dhe pa ndonjë zhurmë të madhe. Kjo panoramë i shkon për shtat skuadrës së Juventusit që ka rënë në qetësi,ndërsa financat duken shqetësuese kur sheh se 2 deri në 4 milionë euro Juventusi i humbet kur luan në shtëpi pa praninë e tifozëve. Një situatë e ndërlikuar për tu menaxhuar në një nivel ekonomik, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat e shoqërisë dhe që klubi është përpjekur të zgjidhë duke i propozuar qeverisë një plan sigurie për të rihapur stadiumin kundër Sampdoria-s.

Projekt i mbështetur nga Rajoni i Piemonte, por të cilin ekzekutivi megjithatë e ka refuzuar.Çështja e stadiumeve është edhe një herë një diçka thelbësore për klubet e Serie A. Jo vetëm për Juventusin, i cili kishte një plan të gatshëm me 8,000-16,000 spektatorë, kontroll të temperaturës , distanca, mbikëqyrja e vazhdueshme nga administratorët etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një presion i motivuar nga njëra anë dëshira për të sjellë tifozët përsëri dhe nga ana tjetër një nevojë ekonomike. Për shembull, midis biletave të sezonit dhe shërbimeve shtesë, tek Juventus të ardhurat e stadiumit zënë rreth 15% të të ardhurave operative. Një “plaçkë” shumë e çmuar për të vazhduar të sigurojë para, por që në këtë moment mbetet “e ngrirë” në pritje të një vëzhgimi nga qeveria.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment