Sport

Juventus, Szczesny nuk rikuperohet, Buffon gati të thyejë rekordin e Maldinit

Gianluigi Buffon është i gatshëm të bëhet lojtari me paraqitjet më së shumti në Serie A
Featured image of article: Juventus, Szczesny nuk rikuperohet, Buffon gati të thyejë rekordin e Maldinit Gianluigi Buffon

Në përballjen e fundjavës  kundër Sampdorias, portieri do të arrijë  në kuotën e 647 ndeshjeve.

Gianluigi Buffon është i gatshëm të bëhet lojtari me paraqitjet më së shumti në Serie A.  Dëmtimi që Szczesny pësoi në ndeshjen e fundit do t’i japë hapësirë portierit 41 vjeçar. Për javën e 17-të Juventus do të luajë në transfertë ndaj Sampdorias, dhe numri i  paraqitjeve i Buffon do të shkojë në 647 ndeshje në Serie A, duke u bashkuar me Paolo Maldinin në krye të renditjes.

Gianluigi Buffon

Debutimin e tij  Buffon e bëri më 19 nëntor të vitit 1995, në një ndeshje Parma-Milan përfunduar në 0-0, në atë kohë Buffon ishte vetëm 17 vjeç.Nga dita e debutimit në atë të sfidës së 18 dhjetorit kundër Sampdorias, kanë kaluar 24 vjet, 1 muaj dhe 5 ditë, gjatë së cilës Buffon do të ketë zhvilluar  647 ndeshje në Serie A.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Itali portieri ka fituar më shumë kampionate nga të gjithë lojtarët e tjerë, gjithashtu Buffon krenohet edhe me një tjetër rekord, si portieri më i pamposhtur në Serie A, duke mos pësuar gol për 974 minuta.

(E.Ç.Dosja.al)

Shto Koment