Sport

Juventus nis revolucionin, administrator i klubit zgjidhet ish-drejtori i Ferrarit, kërkesa e parë është…

Arrivabene, menaxher i përgjithshëm dhe drejtori i ekipit të Ferrarit nga 2014 në 2019, ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të klubit të Juventusit që nga viti 2012
Featured image of article: Juventus nis revolucionin, administrator i klubit zgjidhet ish-drejtori i Ferrarit, kërkesa e parë është… Maurizio Arrivabene

ITALI-Maurizio Arrivabene do të jetë administrator më i ri i Juventusit, emërimi i tij do të zyrtarizohet ditët në vijim. Kështu vazhdon revolucioni te Juventus pas lamtumirës së Andrea Pirlos dhe Fabio Paraticit dhe rikthimit në stolin e Massimiliano Allegrit.

Arrivabene, menaxher i përgjithshëm dhe drejtori i ekipit të Ferrarit nga 2014 në 2019, ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të klubit të Juventusit që nga viti 2012, ku ai gjithashtu mbajti pozicionin e anëtarit të Komitetit të Kontrollit dhe Rreziqeve dhe të Komitetit të Emërimeve deri në vitin 2015.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në nivelin ekzekutiv, menaxheri nga Brescia do të bashkohej me Federico Cherubini, i cili është graduar në kreun e ri të zonës sportive.Sa i përket fushës, vendimi për rinovimin e huazimit të Alvaro Morata-s është i sigurt. Sulmuesi spanjoll, shumë i lidhur me Torinon, është zgjedhja e parë e Allegrit i cili kërkoi që opsioni për rinovimin të ushtrohej, duke paguar kështu 10 milion euro në arkat e Atletico Madrid, klubi në pronësi të sulmuesit spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment