Sport

Juventus merr lajmin e vitit! Dy futbollistët shërohen nga koronavirusi

Rugani do të ishte edhe i pari lojtar në Serie A që infektohej me koronavirus, por pas një lufte të gjatë me të arrin të fitojë edhe ndeshjen më të madhe të jetës së tij.
Featured image of article: Juventus merr lajmin e vitit! Dy futbollistët shërohen nga koronavirusi Lojtarët e Juventusit

ITALI– Një lajm i mirë ka mbërritur në ambjentin e Juventusit. Dy futbollistë e prekur nga koronavirusi, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani, e kanë fituar betejën e tyre me virusin vdekjeprurës.

Rugani do të ishte edhe i pari lojtar në Serie A që infektohej me koronavirus, por pas një lufte të gjatë me të arrin të fitojë edhe ndeshjen më të madhe të jetës së tij.

Juventusi sheh kështu dritë në fund të tunelit, duke qenë se do e ketë grupin e futbollistëve të shëndetshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Italian, që ndan me të gjithë këtë njoftim mjaft të bukur për ta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Italia do të vijojë të mbetet në izolim edhe muajin e ardhshëm, ndërsa shpresohet se në fund të majit mund të nisin sërish stërvitjet e klubeve.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment