Sport

Juventus luan “pisët” në prag të ndeshjes ndaj Milanit, kërkon ti prish mendjen Donnarummas me ofertën faraonike

Edicioni i sotëm i gazetës Il Giornale, me firmën e gazetarit Franco Ordine, ka zbuluar propozimin e fundit bardhezi: 10 mln euro neto në sezon për pesë vjet për futbollistin, 20 mln euro komision agjentit Mino Raiola dhe 3 mln euro për babain e portierit.
Featured image of article: Juventus luan “pisët” në prag të ndeshjes ndaj Milanit, kërkon ti prish mendjen Donnarummas me ofertën faraonike Gianluigi Donnarumma

ITALI-Me çështjen titull të arkivuar për kënaqësinë e Interit, në Itali presin me shumë interes sfidën e rëndësishme Juventus – Milan, që do të kushtëzojë ambiciet për një vend në Champions të dy skuadrave dhe jo vetëm.Rezultati i ndeshjes  që do të luhet ditën e dielë në “Allianz Stadium” do të shënojë gjithashtu fatin e Gigio Donnarummas, i ndarë midis rinovimit me kuqezinjtë (jo të gatshëm të shkojnë përtej 8 milion eurove në vit).

Këto nuk janë ditë të lehta për portierin nga Campania, i cili edhe një herë përfundoi në furinë e tifozëve, duke i kërkuar që të mos luante në ndeshjen më të rëndësishme. Edicioni i sotëm i gazetës Il Giornale, me firmën e gazetarit Franco Ordine, ka zbuluar propozimin e fundit bardhezi: 10 mln euro neto në sezon për pesë vjet për futbollistin, 20 mln euro komision agjentit Mino Raiola dhe 3 mln euro për babain e portierit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani, Raiola ka heshtur dhe madje edhe vetë Donnarumma, që ka mbetur i tronditur dhe është ndjerë i tradhëtuar nga drejtuesit e Milanit që e kanë nxjerrë për të biseduar me delegacionin e tifozëve të Curva Sud që i kanë kërkuar rinovim ose të mos luajë në përballjen e fundjavës tjetër ndaj bardhezinjve. U fol edhe për mundësinë e një “ure” 1 vjeçare me rinovim, por deri tani ka ende refuzim. Në fakt, Raiola do të donte të paktën 3 vjet, klauzolë 30 mln euro lirimi në rast të mos arritje Champions dhe 10 mln euro plus 2 bonus për ta firmosur…

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment