Sport

Juventus, Dybala flet nga karantina: Kisha vështirësi në frymarje, ndihesha i lodhur

Edhe pse i izoluar, sulmuesi argjentinas është i prirur të mbajë kontakte me tifozët e tij.
Featured image of article: Juventus, Dybala flet nga karantina: Kisha vështirësi në frymarje, ndihesha i lodhur Paulo Dybala me partneren e tij Oriana

Paulo Dybala rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin dhe tani po kalon karantinën në shtëpi me partneren e tij Oriana. Edhe pse i izoluar, sulmuesi argjentinas është i prirur të mbajë kontakte me tifozët e tij.

Pas disa simptomave të forta që kam pasur para disa ditësh, tani jam mirë. Mund të lëviz dhe gjithashtu po mundohem të bëj disa trajnime”, shpjegoi Joya përmes Skype në transmetim live me “#ACasaConLaJuve”. Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për “Joyan”:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur përpiqesha të bëja diçka, kisha vështirësi në frymëmarrje dhe pas 5 minutash ndihesha i lodhur, muskujt me dhmbinin më duhej të ndaloja,” – shtoi Dybala. – “Për fat të mirë, unë dhe Oriana jemi më mirë.”

(e.c/dosja.al)

Shto Koment