
TORINO-Juventus-Dinamo Kiev, ndeshja e raundit të 5-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, e planifikuar në Torino të mërkurën në mbrëmje, do të hyjë në historinë e futbollit. Sfida, e cila nuk ka asgjë për të thënë për sa i përket kualifikimit për në fazën e 16-të, sheh një tjetër mur në botën e futbollit, falë Stephanie Frappart e cila do të bëhet gjyqtarja e parë femër që drejton një ndeshje në turneun më të rëndësishëm kontinental.
37-vjeçarja franceze tashmë ka vendosur ‘rekorde’ të tjera: femra e parë që ka arbitruar në kampionatin francez, ajo drejtoi finalen e Super Kupës Evropiane në 2019 midis Liverpool dhe Chelsea, duke marrë duartrokitje dhe konsensus unanimisht, ndërsa në tetor ka debutuar edhe në Europa League.
E.Ç (Dosja.al)